Në mënyrë të pazakontë, futbollisti brazilian Neymar vendosi të hakmerret ndaj një shoku të skuadrës që i lidhi nyjë atletet, duke i shpuar gomat e makinës.
Braziliani, i cili po rikuperohet nga një dëmtim në ligamentet e kryqëzuara dhe meniskun në gjurin e majtë, i është përgjigjur një shakaje të shokut të skuadrës në Al Hilal, Renan Lodi, por shumë më radikale nga sa pritej.
Neymar mendoi se ishte qesharake të shponte gomat e fuoristradës së Lodit me thikë dhe gjithçka u regjistrua në kamera dhe u publikua në rrjetet sociale dhe video u bë shpejt virale.
Parce que Renan Lodi lui a fait un nœud à ses lacets, Neymar s’est vengé en lui crevant les pneus. 😭
🎥 @TyCSports pic.twitter.com/2FBHkbhujm
— Actu Foot (@ActuFoot_) May 29, 2024
Pasi iu nënshtrua një operacioni nëntorin e kaluar, Neymar nuk do të jetë i aftë për fillimin e sezonit 2024-25 me Al-Hilal, ka konfirmuar trajneri i tij Jorge Jesus.
32-vjeçari u largua nga PSG për klubin saudit verën e kaluar, por luajti vetëm disa ndeshje përpara se të merrte një dëmtim të rëndë për Brazilin më 17 tetor kundër Uruguait në një ndeshje kualifikuese të Kupës së Botës 2026.