Nga 1 janari, paga minimale në Turqi do të rritet me 54.5 për qind dhe do të jetë rreth 450 dollarë

Turqia do të rrisë pagën minimale me 54.5 për qind nga 1 janari 2023, ka bërë të ditur presidenti i vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Sipas raporteve, paga minimale neto do të jetë 8,500 lira turke (455 dollarë) në muaj, krahasuar me 5,500 lira (295 dollarë) të mëparshme në muaj, shpjegoi Erdogan.

Sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave të Turqisë (TurkStat), norma vjetore e inflacionit në Turqi në muajin nëntor është ulur me 1.2 për qind krahasuar me tetorin e këtij viti.

Erdogan tha se në procesin e përcaktimit të pagës minimale i është kushtuar vëmendje e madhe të drejtave të punëtorëve dhe punëdhënësve, duke vënë në dukje mundësinë e rishikimit të këtij vendimi dhe rritjes së re nëse lind nevoja.

Kategoritë
BotaLajme