Nga 200 deri në 500 euro gjoba, nëse përdorni mjete piroteknike para datës 26 dhjetor

Me ofrimin e festave të fundvitit, ka filluar dhe përdorimi i mjeteve piroteknike. Por gjobat për të gjithë ata që përdorin mjete piroteknike para datës 26 dhjetor janë nga 200 deri në 500 euro.

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) ka bërë të ditur se përdorimi i mjeteve piroteknike lejohet vetëm pas datës 26 dhjetor dhe se të për të gjithë ata që shkelin këtë vendim, do të pasojnë gjobat.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme ndëshkim apo dënim prej 3 deri në 10 vjet burgim do të ketë dhe për ata që bëjnë prodhim dhe tregtim të paautorizuar të mjeteve piroteknike.

“Përdorimi i mjeteve piroteknike është i lejuar vetëm pas datës 26 dhjetor. Shkelja mund të sjellë gjoba deri në 500€. Siguria është përgjegjësia jonë e përbashkët! Prodhimi dhe tregtimi i paautorizuar i mjeteve piroteknike është i ndaluar dhe ndëshkohet rëndë sipas ligjit. Le të festojmë sigurt dhe të mbrojmë njëri-tjetrin”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Kategoritë
LajmeVendi