Avioni i pasagjerëve i kompanisë ajrore të Sirisë, u ngrit nga kryeqyteti Damask për të kryer fluturimin e tij të parë ndërkombëtar pas rrëzimit të regjimit, drejt qytetit Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA)
Fluturimi i parë ndërkombëtar u krye nga aeroporti i Damaskut, i cili u rihap më 18 dhjetor pas përmbysjes së regjimit Baath në Siri, raporton Anadolu.
Aeroporti i Damaskut u hap edhe për fluturimet ndërkombëtare pas rivendosjes në funksion pas përmbysjes së regjimit të Bashar Asadit dhe në të cilin avioni i parë i pasagjerëve bëri fluturimin Damask-Aleppo më 18 dhjetor.
Avioni i pasagjerëve i kompanisë ajrore të Sirisë, u ngrit nga kryeqyteti Damask për të kryer fluturimin e tij të parë ndërkombëtar pas rrëzimit të regjimit, drejt qytetit Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).
Rihapja e aeroportit për fluturimet ndërkombëtare u ndoq me shumë interes.
– “Ne jemi gati të presim avionët”
Drejtori i aeroportit të Damaskut, Anis Fallouh, vuri në dukje se fluturimi Doha-Damask i Qatar Airlines do të organizohet sot dhe tha: “Ne shpresojmë që fluturimet do të rriten. Ne kemi përfunduar përgatitjet tona në aeroport brenda mundësive tona për të siguruar funksionimin e sigurt të fluturimeve. Jemi gati të presim avionët”.
Duke vënë në dukje se aktualisht në aeroport janë 140-150 pasagjerë, Fallouh shtoi se shumë kompani dëshirojnë të bëjnë marrëveshje të reja për shfrytëzimin e këtij aeroporti.
– Priten fluturime drejt vendeve evropiane
Inxhinieri Bilal Shani, pasagjeri i fluturimit të parë ndërkombëtar që u nis nga aeroporti tha për gazetarin e AA-së se ka ardhur nga Hama dhe do të shkonte në Sharjah dhe se është “i lumtur që nga momentin e parë që ka mbërritur në aeroport”.
Duke vënë në dukje se ata presin fluturime drejt vendeve evropiane në një afat të afërt, Shani tha: “Shpresoj që të gjitha kompanitë të fillojnë, të vijnë në këtë aeroport. Që nga dita e parë ne kemi përjetuar një lumturi të tillë, të cilën nuk e kemi përjetuar për 14 vjet. Ka një dallim shumë të qartë”.
Shefi i Delegacionit të Aviacionit Civil dhe Transportit Ajror sirian, Ashhad al-Salibi, në lidhje me hapjen e aeroporteve të Damaskut dhe Halepit për fluturime, u shpreh: “Me ndihmën e partnerëve tanë, ne sigurojmë që këto aeroporte të kenë kapacitetin për të pritur fluturime nga e gjithë bota”.