Ish-futbollisti i njohur tashmë trajneri Ismet Munishi, ka qenë mysafiri i radhës në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Munishi ka diskutuar për tema nga më të ndryshmet duke filluar nga aventurat e tij si lojtar duke zbuluar se si ndodhi transferimi i tij në Slloveni.
Tutje ai ka rrëfyer se si nuk e ka harruar ish-klubin e tij Flamurtarin gjatë kohës sa ishte duke luajtur në Turqi, duke ia blerë atyre të gjitha pajisjet sportive.
Në vazhdim ai nuk la pa përmendur edhe për yjet të cilët i rriti ai në futbollin e Kosovës si Milot Rashica, Mirlind Daku dhe Arbër Hoxha.
Munishi po ashtu ka folur edhe për ftesën që iu bë nga Kosova dhe për mënyrën se si e ka përjetuar lirinë e vendit në ndeshjen me Shqipërinë.
Nuk munguan as rrëfime interesante si ajo mes Faruk Statovcit dhe Igli Tare, ku Munishi tregon për duelin që kishin pasur dyshja në fjalë.
Për të gjitha këto dhe shumë të pathëna të tjera, Munishi i i ka shpalosur të gjithat në podcastin “Arena e Yjeve” në Telegrafi.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtunë nga ora 18:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorëve tanë Patos, Dent Fix , Lasko dhe Pro Transport.