Nga burgu izraelit lirohet Ahmed Mansra, i arrestuar në moshën 13-vjeçare

Autoritetet izraelite të okupimit liruan të enjten të burgosurin palestinez Ahmed Mansra, pasi kaloi 10 vite pas hekurave. Ai u mbajt në burgun Nafha.

Sipas raportimeve, autoritetet izraelite e liruan atë larg nga burgu, ndërsa familja e tij po e priste pranë portës për ta përqafuar. Një palestinez nga Berisheba e gjeti Ahmedin dhe telefonoi familjen e tij për t’i njoftuar.

Ahmed lindi më 22 janar 2002 në qytetin e pushtuar të Jerusalemit. Ai është djali më i madh në një familje me dhjetë anëtarë – ka dy vëllezër dhe pesë motra. Në momentin e arrestimit në vitin 2015, ai ishte 13 vjeç dhe ndjekte klasën e tetë në shkollën “New Generation School” në Jerusalem.

Ahmed Mansra, nga Jerusalemi, sot do të shijojë lirinë pas një dënimi dhjetëvjeçar. U arrestua në moshën 13-vjeçare dhe po lirohet sot në moshën 23-vjeçare. Pavarësisht gjendjes së tij të rëndë psikologjike, kolonët izraelitë kanë nxitur urrejtje ndaj tij…

Forcat izraelite pohuan se Ahmed dhe kushëriri i tij Hassan kishin tentuar një sulm me thikë. Gjatë arrestimit, ushtarët qëlluan të dy djemtë me armë zjarri. Hassan vdiq, ndërsa videoja tregonte Ahmedin të plagosur dhe duke qarë në tokë ndërsa ushtarët e mbanin të shtrirë. Pamjet ngjallën reagime të mëdha në mbarë botën.

Ahmed u dënua me 12 vite burg, më vonë të reduktuara në 9.5 vite, së bashku me një gjobë mbi 47.000 dollarë amerikanë, të cilën familja e tij mezi arriti ta paguante.

Në burg u përball me kushte të rënda, përfshirë rrahje nga ushtarët dhe kolonët izraelitë që i shkaktuan thyerje në kafkë. Ai gjithashtu u përball me hetime të dhunshme që përfshinin ulërima, keqtrajtime dhe mungesë gjumi – pa praninë e avokatit apo të familjes.

Vitet e fundit, Ahmed është mbajtur për kohë të gjatë në izolim, gjë që ka ndikuar rëndë në shëndetin e tij mendor. Atij i është diagnostikuar skizofrenia dhe depresion i thellë.

Kategoritë
BotaLajme