Nga një ndër aeroportet më të frikshëm në botë – në një stadium gjigant: Transformimi i Kai Tak në Hong Kong

Aeroporti i dikurshëm Kai Tak në Hong Kong, i njohur për një nga uljet më të rrezikshme në botë për shkak të vendndodhjes së tij brenda qytetit, ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm. Mbi këtë hapësirë ikonike, pas 30 vitesh nga mbyllja, është ndërtuar stadioni më i madh në Hong Kong.

Ndërtimi i stadionit Kai Tak, i cili mban të njëjtin emër si ish-aeroporti, filloi në vitin 2019 dhe përfundoi në mars të këtij viti. Stadiumi ka një kapacitet prej 50.000 ulësesh dhe është destinacioni më i madh për ngjarje sportive dhe argëtuese në këtë qytet me mbi 7.5 milionë banorë. Ai konsiderohet gjithashtu si stadioni i parë në botë që është ndërtuar mbi një vend ku dikur ndodhej një aeroport.

Stadiumi është pjesë e një kompleksi sportiv modern, ndërtimi i të cilit ka kushtuar rreth 4 miliardë dollarë amerikanë. Qëllimi ishte që Hong Kongu të bëhet një pikë qendrore për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë ndeshje ragbi, koncerte dhe festivale.

Grupi Coldplay ishte i pari ndër artistët ndërkombëtarë që mbajti koncert në këtë stadium, duke shënuar një hap të madh për skenën muzikore të qytetit.

Sipas CNN, Kai Tak Stadium tani renditet përkrah Stadiumit Kombëtar të Singaporit dhe Tokio Dome në Japoni, duke u bërë një prej stadiumeve më të mëdha dhe më të rëndësishme në rajonin e Azisë Lindore.

Kategoritë
BotaLajme