Nga rrugët e Kosovës në Amerikë, qeni endacak që ambasadori e mori me vete

Sierra, një qenushe që jetonte rrugëve të Kosovës, tani është në Amerikë. Sierra do të jetë bashkë me familjen e Ambasadorit në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett

Këtë qenushe e ka adoptuar djali i ish-ambasadorit, Alex Kosnett. Për këtë ka njoftuar bashkëshortja e ambasadorit, Alison.

“Histori dashurie në Kosovë…Alex Kosnett me Sierra, qenin e rrugëve të Kosovës, tani jeton i lumtur në Portland, Oregon”, ka shkruar ajo në Facebook.

Kategoritë
BotaLajme