Nga SBASHK’u tregojnë nëse mund të ketë fund greva në arsim: Presim takim me ministren Nagavci

U bën dy javë që Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka hyrë në grevë, kjo pasi Qeveria e Kosovës nuk ia ka plotësuar kërkesat sipas tyre, ndër to 100 euro shtesë për punëtorët deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Ymer Ymeri në një prononcim për Telegrafin tha se nëse nuk do të ketë ndonjë marrëveshje për realizimin e kërkesave të tyre greva do të vazhdoj edhe në ditët në vijim.

Kategoritë
LajmeVendi