Ngjarja e rëndë në Shkodër: Gjendet edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielen në Shkodër.

Alma Arrazi, bashkë me tre fëmijet e saj dyshohet se është hedhur në lumin Buna.

Më herët është gjetur trupi i pajetë i moshës tetëvjeçare, derisa sot është gjetur edhe trupi i pajetë i fëmijës së dytë.

Kjo u konfirmua nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla

Balla i përlotur tha se dyshohet se edhe trupi i nënës dhe fëmijëve ndodhet tek Ura e Bunës.

Ai iu bëri thirrje grave që ta denoncojnë dhunën.

“Është gjetur trupi i fëmijës së dytë/ Dyshohet që edhe trupi i nënës dhe i fëmijëve të tjerë të jenë në këtë zonë. Kërkimet nga RENEA dhe peshkatarët e zonës do vijojnë edhe sot. Është një moment i rëndë, nuk gjej dot fjalët. I bëj thirrje të gjitha vajzave dhe grave në vend, të denoncojnë dhunën. Dhuna në familje, dhuna që çdo vajzë e grua përballet kur shkon në punë, në rrugë. E kam thënë shpesh, por erdhi dita ta them edhe me lot në sy, na duhet të shkëputemi nga kjo situatë. Të reagojmë të gjithë si shoqëri. Edhe kur vajzat nuk reagojnë dot, duhet të reagojnë të gjithë të tjerët. Na duhet të rrisim fuqinë tonë të marrjes së informacionit dhe të ndërhyrjes në kohë”, tha Balla

Kategoritë
LajmeRajoni