Ngordh panda më e vjetër në botë

Zyrtarët e parkut konfirmuan se ka ngordhur panda mashkull në moshën 35-vjeçare me emrin “An An”

Panda mashkull më e vjetër në botë ka ngordhur në kopshtin zoologjik të parkut argëtues në Hong Kong, ku ishte 23 vite.

Zyrtarët e parkut konfirmuan se ka ngordhur panda mashkull në moshën 35-vjeçare me emrin “An An”.

Në njoftim thuhet se panda, gjendja e së cilës u përkeqësua në tre muajt e fundit dhe nuk mund të hante ushqim të fortë, veterinerët arritën të parandalojnë vuajtje të mëtejshme.

Theksohet se panda ka vuajtur nga kolesteroli i lartë, që është e zakonshme në moshën e shtyrë të racës.

Në vitin 1999, kur “An An” kishte 12 vite, panda femër “Jia Jia” u dhurua nga Kina në Rajonin Special Administrativ të Hong Kongut.

“Jia Jia”, e cila ngordhi në vitin 2016 në moshën 38-vjeçare, u bë panda femër më jetëgjatë në botë.

Pandat tjera “Ying Ying” dhe “Le Le”, iu dhuruan Hong Kongut nga Pekini në vitin 2007, kur u festua 10-vjetori i dorëzimit të Hong Kongut nga Britania e Madhe tek Kina.

Kategoritë
BotaLajme