Nigeri, 20 milionë fëmijë që nuk mund të shkojnë në shkollë mund të kërcënojnë sigurinë në të ardhmen

“Aktualisht, 20 milionë fëmijë që nuk mund të shkojnë në shkollë në vend mund të krijojnë probleme sigurie si organizata terroriste Boko Haram në të ardhmen”, tha ish-presidenti i Nigerisë, Olusegun Obasanjo

Ish-presidenti i Nigerisë, Olusegun Obasanjo, tha se 20 milionë fëmijë që nuk mund të shkojnë në shkollë në vend, mund të krijojnë probleme sigurie si organizata terroriste Boko Haram në të ardhmen, transmeton Anadolu Agency (AA).

Obasanjo duke folur në “Samitin Kombëtar për Reformën e Arsimit të Lartë” të mbajtur në kryeqytetin Abuja, tha se Nigeria e humbi objektivin e saj për të reduktuar numrin e fëmijëve që nuk mund të shkojnë në shkollë.

Duke thënë se qeveria duhet të gjejë metoda novatore për të reduktuar numrin e fëmijëve që nuk mund të shkojnë në shkollë, Obasajo tha se “Aktualisht, 20 milionë fëmijë që nuk mund të shkojnë në shkollë në vend mund të krijojnë probleme sigurie si organizata terroriste Boko Haram në të ardhmen”.

Më tej duke nënvizuar nevojën për t’u fokusuar në arsimin fillor dhe të mesëm në vend, Obasajo theksoi gjithashtu se nuk duhet të anashkalohet numri i fëmijëve që nuk mund të shkojnë në shkollë.

Nigeria ka numrin më të madh të fëmijëve që nuk mund të shkojnë në shkollë në Afrikën Sub-Sahariane. Rreth 20 milionë fëmijë në vend nuk mund të shkojnë në shkollë për shkak të sulmeve të Boko Haram dhe arsye të tjera.

Kategoritë
BotaLajme