Nikolloski: Kur refugjatët nga Afganistani do ta shohin gjendjen në Maqedoni, do të kërkojnë të kthehen sërish

Nën kryetari i OBRM-PDUKM-së Aleksandar Nikollovski, ka folur në lidhje me vendimin e Qeverisë së RMV-së për të pranuar refugjatë nga Afganistani.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, Nikollovski tha se kur refugjatët nga Afganistani të vijnë në Maqedoni dhe të shohin situatën e rënduar, do të kërkojnë të kthehen sërish në Afganistan.

“Është fakt se tragjedi e madhe humanitare po ndodh në Afganistan dhe se shumë njerëz kanë nevojë për ndihmë. Por ajo për të cilën ne po diskutojmë janë kushtet në Maqedoni, sepse kur refugjatët të vijnë në Maqedoni dhe kur shohin të rrugët e ndyra dhe të parregulluara, gropat, ekonominë e dështuar, kur të shohin se me çfarë po përballet Maqedonia, ata me siguri do të duan të kthehen në Afganistan, sepse për momentin është më keq në Maqedoni sesa në Afganistan”, tha Nikolloski.

Ai gjithashtu pyeti se ku është logjika që Maqedonia të pranojë refugjatë, ndërsa qytetarët e vet ikin për jetë më të mirë në Evropë.

Kategoritë
LajmeRajoni