Nipi i legjendës Muhammad Ali fiton me nokaut brutal në raundin e dytë

Nipi i legjendës së boksit Muhammad Ali, Ali Walsh, ka fituar me nokaut në raundin e dytë ndaj Jeremiah Yeager.

Ai e rrëzoi Yeager me një goditje të fuqishme, para se ai të ngritej.

Megjithatë, Walsh vazhdoi me breshëri goditjesh tjera, para se gjyqtari të ndërhynte për ta përfunduar meçin.

Pas vetëm pak muajve në boksin profesionist, Ali Walsh ka katër fitore në po aq duele të zhvilluara, ndërsa tri prej tyre i ka me nokaut.

Kategoritë
Sport