Një 36 vjeçare gjendet pa shenja jete në Skenderaj, Policia nis hetimet për rastin

Një 36 vjeçare gjendet pa shenja jete në Skenderaj, Policia nis hetimet për rastin

Një 36 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj në fshatin Llaushë të Skenderajt.

Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 18:00, nga ana e familjarëve është raportuar se në fshatin Llaushë të Skenderajt, në shtëpinë e saj është gjetur pa shenja jete viktima femër e moshës 36 vjeçare.

Ai ka theksuar se hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”,shtoi ai.

Kategoritë
LajmeVendi
Reklamë: ABE Kosova