Një aeroplan i vogël rrëzohet në det pranë ishullit të Kretës

Njëri nga pasagjerët, 62-vjeçar nga Afrika e Jugut, ka humbur jetën, kurse pasagjeri tjetër, 34-vjeçar indonezian, ka shpëtuar dhe është në gjendje të mirë

Një aeroplan njëmotorik është rrëzuar në det pranë ishullit grek të Kretës, njoftuan mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).

Aeroplani, në të cilin gjendeshin dy të huaj dhe po shkonte për në Egjipt, është rrëzuar pak pasi transmetoi një thirrje SOS rreth orës 9:55 të mëngjesit me orën lokale, tha transmetuesi publik ERT.

Një varkë e rojes bregdetare ka mbërritur me shpejtësi në vendngjarje dhe i ka tërhequr dy personat nga deti, duke i transportuar në portin e afërt të Heraklionit.

Megjithatë, sipas ERT-së, një 62-vjeçar nga Afrika e Jugut nuk është arritur të shpëtohet me gjithë përpjekjet e ekipit të urgjencës.

Pasagjeri tjetër, një 34-vjeçar indonezian, është në gjendje të mirë, njoftohet më tej.

Kategoritë
BotaLajme