Një autobus nga Bosnja ka marrë flakë në autostradë në Kroaci, të 17 pasagjerët kanë shpëtuar (Video)

Sot, pak para orës 13:00, një autobus i Tuzlës ka marrë flakë në autostradën pranë Svetog Križ Začretje në Kroaci.

Të 17 pasagjerët u shpëtuan nga autobusi i djegur, raporton Zagorje.com.

Në vendin e aksidentit kanë mbërritur zjarrfikëset e Zjarrfikëses Publike të Zagorjës të cilët kanë shuar zjarrin.

Drejtoria e Policisë Krapinë – Zagorje ka bërë të ditur se zjarri është shuar në orën 13:33.

Policia konfirmoi se në autobus ndodheshin 17 pasagjerë, asnjë prej të cilëve nuk u lëndua. Ata u transferuan në një autobus tjetër dhe vazhduan rrugën drejt Austrisë.

Nuk dihet se si ka rënë zjarri.

Kategoritë
LajmeRajoni