Një avion u rrëzua pranë Sarajevës

DY persona vdiqën kur avioni në të cilin ndodheshin u rrëzua mbi pllajën e Nishiqit në pjesën qendrore të Bosnje dhe Hercegovinës, konfirmuan mjekët dhe policia.

Prokuroria e BeH-së, e cila mori përsipër hetimet, konfirmoi se prokurori i detyrës mbërriti në vendin e aksidentit dhe konfirmoi se dy persona kishin vdekur. Është publikuar vetëm se bëhet fjalë për shtetas të BE-së, por pa informacion shtesë për identitetin e viktimave.

Vdekjen e ka konfirmuar mjeku i cili ka mbërritur në vendin e aksidentit pasi ka njoftuar policinë.

Avioni u rrëzua për arsye të panjohura në një zonë që i përket komunës së Ilijashit, rreth tridhjetë kilometra në veri të Sarajevës. Sipas informacioneve të disponueshme bëhet fjalë për një avion të vogël sportiv.

Kategoritë
LajmeRajoni