Pas përmbytjeve katastrofike që morën më shumë se 200 jetë, në Valencia dhe përreth saj është vënë përsëri niveli më i lartë i alarmit për motin. Për shkak të paralajmërimeve shqetësuese, banorët e asaj zone të Spanjës po përgatiten ashtu siç dinë për të shpëtuar atë që mendojnë se mund të shpëtohet.
Kështu, një banor i Valencias, më saktësisht nga vendi L’Alcudia, përpiqet në një mënyrë të zgjuar për të shpëtuar makinën e tij.
Siç shihet në fotografitë që janë bërë virale në rrjetet sociale, ai e ka lidhur makinën për një shtyllë ndriçimi në një mënyrë me të vërtetë të jashtëzakonshme që rrallë mund të shihet.
Ai e ka lidhur litarin rreth makinës dhe e ka mbuluar atë me plastikë dhe shirit ngjitës.
Në rast të reshjeve dhe përmbytjeve më të vogla, kjo mënyrë ndoshta do të ndihmojë disi për të shpëtuar makinën nga hyrja e ujit, por në rast se përsëritet një katastrofë e ngjashme si muajin e kaluar, vështirë se do të ketë shpëtim për të.