Një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore u gjet në shtratin e lumit  pas thatësire ekstreme

Një bombë e pashpërthyer nga Lufta e Dytë Botërore u gjet në shtratin e lumit  pas një thatësire ekstreme.

Është një bombë 450 kg e gjetur nga peshkatarët në shtratin e lumit 650 km i gjatë, i cili është tharë në pjesë të mëdha për shkak të thatësirës më të madhe në 70 vitet e fundit.

Temperaturat e larta dhe reshjet e pakta kanë shkaktuar mungesë uji dhe frika nga efektet e ndryshimeve klimatike është edhe më e madhe.

Ushtria italiane njoftoi se bomba kishte 240 kg eksploziv dhe se ajo u gjet në afërsi të fshatit Borgo Virgilio në Lombardi. Rreth 3,000 njerëz u evakuuan në mënyrë që ekspertët të mund të asgjësonin bombën të dielën. Në fillim, disa banorë refuzuan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, por autoritetet përfundimisht arritën t’i bindin të gjithë që të bien dakord për evakuimin. Për një kohë të shkurtër qielli ishte i mbyllur për fluturime mbi zonën e përmendur.

Po është lumi më i gjatë në Itali që rrjedh nga Alpet jugperëndimore në detin Adriatik dhe këtë vit imazhet satelitore treguan një rritje të pjesëve të shtratit të lumit të tharë për shkak të thatësirës ekstreme. Muajin e kaluar autoritetet italiane shpallën gjendjen e emergjencës për vendet nëpër të cilat rrjedh lumi  sepse vaditon një të tretën e prodhimit bujqësor të vendit.

Megjithatë, rryma e lumit është dobësuar aq shumë për shkak të nxehtësisë dhe mungesës së reshjeve në muajt e fundit, saqë uji i kripur i detit po depërton në lumë dhe po shkatërron të mbjellat.

Kategoritë
BotaLajme