Një ditë para takimit në Bruksel, shefi i NATO-s do të takojë Kurtin dhe Vuçiqin

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do t’i takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 17 gusht, një ditë para takimit të dy liderëve në Bruksel.

Kështu bëhet e ditur në njoftimet e NATO-s lidhur me këto dy takime, raporton Telegrafi.

Pas këtyre dy takimeve të shefit të NATO-s, me Kurtin dhe Vuçiqin do të ketë edhe konferencë për media.

Konferenca për media ndërmjet Stoltenbergut dhe Vuçiqit do të mbahet në orën 15:30, ndërkaq me kryeministrin Kurti do të mbahet në orën 17:00.

Ndryshe, më 18 gusht pritet të takohen në Bruksel kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq pas tensionimit të situatës në veri për shkak të vendosjes së reciprocitetit ndaj Serbisë. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeVendi