Një ditë pas hapjes së monumentit të dëshmorit në BeH, vandalizohet me simbole Ustashe

Një tjetër akt vandalizmi për urrejtje është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin afër Prozorit në BeH, ku në tabelat rrugore që të çojnë tek monumenti i dëshmorëve ishte vizatuar shkronja “U” dhe shkruhej “balje”.

Memoriali “Porta e Dëshmorit” në Skrobuçan është hapur dje në kujtim të të vrarëve në luftën e fundit nga xhemati i Skrobuçanit, gjegjësisht nga fshatrat Goricë, Parosh, Parçan, Graçac, Graçanicë dhe Ravnicë.

Sidoqoftë, vetëm një ditë më vonë, pra tashmë mëngjesin e sotëm, mesazhe fyese u shfaqën në tabelën që të çonte në monument. Gjegjësisht, simboli ustash “U” është vizatuar në dy vende, dhe pranë tij shkruhet “balje”.

Duke marrë parasysh përmbajtjen e mbishkrimit, del qartë se bëhet fjalë për një provokim kombëtar dhe fetar që synon ngritjen e tensioneve.

Policia na konfirmoi se për këtë rast është raportuar, për momentin nuk dihen autorët dhe nuk mund të japin më shumë informacion.

Kategoritë
LajmeRajoni