Një ditë pas ngjarjes tragjike, një nxënës në Beograd frikëson shokët e klasës me një armë lodër

Beograd, 9.01.2023. -Policijsko vozilo prolazi ulicom u Beogradu. (BETAPHOTO/MILOS MISKOV)

Dita e djeshme shënoi një ngjarje tragjike në Serbi, pasi 14-vjeçari Kosta Keçmanoviq, dyshohet se kreu një krim makabër me armë zjarri, duke lënë të vdekur nëntë persona dhe duke plagosur rëndë shtatë të tjerë të mërkurën në shkollën fillore ‘Vladislav Ribnikar’ në Vraçar të Beogradit, raporton Gazeta Sinjali.

Ministria e Punëve të Brendshme në Qeverinë e Serbisë ka bërë me dije për Danas se një tjetër nxënës i shkollës fillore ‘Jefimija’ në Obrenovc, ka frikësuar shokët dhe shoqet e klasës së tij me një armë lodër.

Siç raporton Danas, nxënësi i klasës së shtatë, menjëherë pas përfundimit të mbajtjes së 1 minutë heshtje për viktimat, ka nxjerrë një armë plastike dhe ka terrorizuar klasorët e tij.

Djali është arrestuar dhe po intervistohet bashkë me babain e tij.

“Fëmijët që ishin në klasë u frikësuan, u njoftua mësuesi i klasës si dhe shërbimi i Qendrës për punë sociale dhe njëri nga këta djem me prindin e tij iu dorëzua anëtarëve të MPB-së të cilët menjëherë iu përgjigjën me marrjen e thirrjes”, raporton Danas.

/GazetaSinjali/

Kategoritë
LajmeRajoni