Një dron regjistroi se si Greqia kthen migrantët në ujërat turke

Një mjet ajror pa pilot i Forcave të Armatosura të Türkiye-s regjistroi momentet kur pjesëtarët e Rojes bregdetare greke po kthenin migrantët e padeklaruar me një varkë në ujërat turke

Një mjet ajror pa pilot i Forcave të Armatosura të Türkiye-s ka regjistruar momentet kur pjesëtarët e Rojes bregdetare greke po kthenin migrantët e padeklaruar me një varkë në ujërat turke, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes thuhet se Roja bregdetare e Greqisë në ujërat e Bodrumit ka kthyer dje migrantët në ujërat turke, gjë që është regjistruar edhe nga droni i Forcave Detare Turke.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Roja bregdetare turke, e cila shpëtoi migrantët.

Ministria publikoi pamjet e regjistruara në rrjetet sociale.

Kategoritë
BotaLajme