Një fshat në Spanjë doli në shitje për 260 mijë euro

Një fshat në Spanjë me 44 shtëpi, kisha, shkolla, hotele, lokale e deri te ish-kazermat e xhandarmërisë është shpërndarë në internet për t’u shitur për 260 mijë euro.

Një ngjarje interesante ka ndodhur pranë qytetit Zamora në veriperëndim të Spanjës, për shkak të problemit në rritje të fshatrave bosh në vend.

Faqja e internetit “Idealista”, e cila ofron shërbime të pasurive të paluajtshme, bëri të ditur se fshati Salto në qytetin e Zamora, pranë kufirit portugez, është nxjerrë në shitje.

Raportohet se në fshat ka 44 shtëpi, një kishë, shkollë, hotel, bar, pishinë të vjetër, kompleks sportiv, madje edhe një kazermë të vjetër të xhandarmërisë, e cila u boshatis për shkak të migrimit drejt metropoleve.

Kategoritë
BotaLajme