Një futbollist i ri (17) ka humbur jetën pasi është goditur nga kundërshtari, nuk ka pasur ambulancë në fushë

Wassim Jazzar, lojtari 17-vjeçar i klubit algjerian NRB Oued El Ma ka ndërruar jetë si pasojë e goditjeve që ka marrë në një duel me një mbrojtës kundërshtar.

Teksa po ecte drejt topit, kundërshtari aksidentalisht e ka goditur në bark dhe Jazzar është rrëzuar menjëherë dhe ka goditur me kokën me forcë në dysheme. Lojtarët e të dyja skuadrave e rrethuan atë pasi loja u ndërpre dhe reagimet e tyre ishin në panik.

Raportet lokale thonë se nuk kishte ambulancë apo mjek aty pranë, kështu që Wassim u desh të dërgohej me urgjencë në spital me një makinë të zakonshme.

Ai më vonë u shpall i vdekur nga ajo që besohet të jetë shkaku i vdekjes.

Mundo Deportivo pretendoi se Wassim vdiq menjëherë pas përplasjes, ndërsa disa media raportuan se ai luftoi për jetën për dhjetë ditë.

Federata e Futbollit të Algjerisë i ka dërguar ngushëllimet familjes së lojtarit të ri të ndjerë, ndërsa video e dëmtimit të shfaqur është shqetësuese.

Kategoritë
Sport