Një grua 78-vjeçare amerikane u arrestua për grabitjen e një banke

Të mërkurën, një grua 78-vjeçare nga Misuri me një histori të gjatë grabitjesh bankash u arrestua pas një tentative grabitjeje në një bankë Pleasant Hill.

Bonnie Gooch është akuzuar për tentativën për grabitje të Goppert Financial Bank, tha policia e Pleasant Hill.

Pas tentativës për grabitje, oficerët policorë kanë vërejtur një automjet që përputhej me përshkrimin e automjetit të të dyshuarit që lëvizte disa qindra metra larg bankës. Gooch ishte pas timonit dhe makina përmbante prova që e lidhnin atë me grabitjen e bankës, tha policia.

“Ishte një situatë e tensionuar. Por kur duart e gruas së vjetër dolën nga makina, ishte diçka tronditëse,” tha shefi i policisë së Pleasant Hill, Thomas Wright për FOX 4 News në Kansas City.

E moshuara është akuzuar për grabitje bankash në të kaluarën, raporton NYpost. Në vitin 2020, Gooch, atëherë 75 vjeç, u arrestua në Lee’s Summit për grabitje të shumta bankash dhe më vonë u dënua.

Ajo u dënua gjithashtu për grabitje banke si e mitur, sipas një dosje penale të vitit 2020. Në vitin 1977, Gooch u shpall gjithashtu fajtor për grabitjen e një banke në Kaliforni. Ajo ishte 32 vjeç.

Gooch u lirua pas dorëzanisë prej 25,000 dollarësh

Kategoritë
BotaLajme