Një grup i madh të maskuar me të zeza marshon nëpër Beograd

DHJETËRA burra të panjohur, të maskuar dhe të veshur me të zeza, mbërritën sot në mëngjes në Parkun Pionir. Në rrjetet sociale po qarkullon një video e tyre, por ende nuk dihet me çfarë qëllimi kanë ardhur në parkun ku prej ditësh qëndrojnë “studentët që duan të mësojnë”.

Gjithashtu, në Zeleni Venac është filmuar një grup i madh burrash të veshur me të zeza duke ecur drejt qendrës së qytetit. “Si një ushtri”, shkruhet në përshkrimin e një postimi në profilin e Instagramit Serbialive Beograd.

https://www.instagram.com/reel/DHNmtYoMdJU/?utm_source=ig_embed&utm_campaign=loading#dmid=6a95e805-3ba1-453a-b920-11e3a238d9f4

Sot në Beograd po zhvillohet një protestë e madhe studentore. “Studentët” e Vuçiqit, të cilët regjimi po përpiqet t’ua paraqesë publikut me sloganin “studentët që duan vetëm të mësojnë”, janë shfaqur si kundërpeshë ndaj protestave dhe bllokadave studentore në Serbi.

Kjo grupë, e cila nga shumëkush konsiderohet si mbështetëse e regjimit dhe e lidhur me partinë në pushtet, Partinë Përparimtare Serbe (SNS), ka marrë nofkën “ćaci”, e cila ka lindur nga një grafit dhe tashmë është bërë një nga simbolet kryesore të protestave.

Ata u mblodhën disa ditë më parë në Parkun Pionir të Beogradit.

Kategoritë
LajmeRajoni