Një grup i Tesla ‘prezantojnë’ baterinë e re që mund të zgjasë deri në 100 vjet

Një nga shqetësimet më të mëdha për veturat elektrike është se bateritë do të kenë nevojë të zëvendësohen pas disa vitesh, me shpenzime të mëdha.

Por një studiues i Tesla-s po përgatitet që këtë ide ta bëjë realitet, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Të apasionuarit pas Tesla-s ka të ngjarë të kenë dëgjuar tashmë për Jeff Dahn. Ai është profesor në Universitetin Dalhousie dhe ka qenë partner kërkimor me Tesla që nga viti 2016.

Fokusi i tij ka qenë rritja e densitetit të energjisë dhe jetëgjatësisë së baterive litium-jon, si dhe reduktimi i kostos së tyre.

Në një punim të botuar në Journal of the Electrochemical Society, ai së bashku me kolegët e tij pretendojnë se kanë krijuar një dizajn baterie që mund të zgjasë 100 vjet në “kushte të duhura”. /Telegrafi/

Kategoritë
LajmeTë ndryshme