Një i ri nga BiH kërcënoi me një masakër si ajo në Beograd. Policia: Jemi duke hetuar

I riu  nga Bihaqi prej ditësh kërcënon se do të bëjë një masakër të ngjashme siç ndodhi në Serbi dhe do të vrasë studentë dhe punonjës në Shkollën Ekonomike, shkruan Dnevni Avaz.

“Ai djali që vrau tetë fëmijë është mbretër për mua! Kam kohë që po përgatis diçka të tillë për shkollën e ekonomisë në Bihaq. Do të jetë një masakër e paharruar në Bihaq, ju betohem me jetën time! Kur Ju të gjithë më gjykoni dhe më shmangni, sepse do të ketë terror”, ka shkruar ai në Facebook.

Policia thotë se ka informacion për kërcënimin dhe po heton.

“Kemi informacione, është e informuar edhe Prokuroria, ky është një person i cili na njihet në polici, nuk e dimë sa vjeç është, mendoj se është i mitur, nuk e dimë nëse ka denoncuar. E kemi parë në rrjetet sociale dhe më pas po kontrollojmë në detyrë zyrtare”, tha për Avaz Bahrudin Dželalagić, zëdhënës i MPB-së së USK-së.

Njoftuan edhe nga shkolla. Thonë se është një ish-student dhe se nuk ka nevojë për panik pasi autoritetet janë informuar me kohë.

Kategoritë
LajmeRajoni