Një person ka vdekur nga aksidenti i rëndë që ka ndodhur magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Leshan.
Lajmin e konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.
Sipas tij, njëri prej dy të lënduarve nga aksidenti është dërguar në QKUK dhe dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.
Prokurori i shtetit për të dyshuarin në fjalë ka dhënë urdhër për ndalim 48 orësh.