Një “magji” e Messit ia fiton ndeshjen PSG-së ndaj Toulouse

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore me rezultat 2:1 në shtëpi ndaj Toulouse në kuadër të javës së 22-të në Ligue 1.

Ishin mysafirët që kaluan të parët në epërsi në minutën e 20-të të ndeshjes kur van den Boomen realizoi.

Rezultati u barazua nga Achraf Hakimi që shënoi në minutën e 38-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 58-të, Messi shënoi një gol të bukur nga distanca, për t’ia dhënë fitoren vendasve.

Me këtë fitore, PSG shkon në kuotën e 54 pikëve në vendin e parë në tabelë.

Në anën tjetër, Toulouse mbetet në kuotën e 29 pikëve dhe mban pozitën e 12-të

Kategoritë
LajmeSport