Një muaj paraburgim për të dyshuarin që kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi

Të mërkurën mbrëma, Policia e Kosovës arrestoi një person, i dyshuar për kërcënimin e gazetarit Vehbi Kajtazi.

Driton Dobruna e kërcënoi Kajtazin se “do ta lyente dhe do ta djegë me benzinë, dhe se të dy do të shkojnë në ferr”.

Ndaj të dyshuarit në fjalë është shqiptuar masa e paraburgimit për një muaj.

Këtë e ka bërë të ditur Gjykata Themelore e Prishtinës.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur në çështjen penale për të pandehurin D.D, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kanosje.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurin D.D, andaj të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Gjykata vlerësoj se e caktimi i masës së paraburgimit tani për tani është masë adekuate sepse nëse i pandehuri lihet në liri, ekziston rreziku i ikjes së tij, po ashtu mund ta përsëris veprën penale të natyrës së njëjtë apo ndonjë vepër tjetër penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është e arsyeshme për rrjedhjen e procedurës penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë” thuhet në njoftim të Gjykatës.

Kategoritë
LajmeVendi