Amerikani Kevin Clark lindi në vitin 1983 në New Jersey dhe në lindje peshonte 7.3 kilogramë të pabesueshëm dhe më pas hyri në histori si foshnja më e madhe e lindur në atë shtet amerikan dhe një nga më të mëdhenjtë e lindur në botë.
Nëna e tij Patricia Clark u trondit kur e pa për herë të parë dhe menjëherë bëri shaka se do t’i duhej t’i blinte rroba të reja sepse ato që i morën ishin shumë të vogla.
Kejvina sot është 40 vjeç dhe duke u rritur ka qenë gjithmonë më i gjatë se fëmijët e moshës së tij. Në moshën 12-vjeçare ai ishte 170 centimetra i gjatë dhe vetëm pak vite më vonë ai hodhi deri në 195 centimetra.
Sot, Kevini është 205 cm i gjatë dhe peshon 136 kilogramë. Ai thotë se njerëzit dinë ta ndalojnë në rrugë, por jo sepse ishte kryefjala e lajmeve dikur, por për shkak të pamjes së tij mbresëlënëse.
E vetmja gjë për të cilën Kevin ankohet është se makinat e tij janë shumë të ngushta, dushet janë shumë të ulëta dhe shpesh i duhet të përkulet kur hyn në disa dhoma.