Një nga penalltitë më të mira në histori e realizuar me një salto, të gjithë mbetën të mahnitur (Video)

Norik Avdalyan, një lojtar armen që luan për Nefis Kazan, një ekip që luan në Ligën Kombëtare Ruse, shënoi një gol penallti që mund të konkurrojë në mënyrë legjitime për penalltinë më të mirë të realizuar ndonjëherë.

Arti i goditjes së penalltive është përsosur për vite me radhë që kur Antonín Panenka shënoi një top legjendar në Kampionatin Evropian të 1976-ës.

Ne pamë penallti që vendosin titujt e kampionatit dhe ndeshjet e mëdha, por ajo që ndodhi në ligën amatore ruse i tejkaloi të gjitha pritjet.

Armeni Avdalyan e gjuajti penalltinë me salto, dhe e tundi në mënyrë të shkëlqyer rrjetën e kundërshtarit. Komentatori u trondit nga ajo që pa, dhe madje ndaloi për pesë sekonda përpara se të thoshte thjesht, “Uau”, dhe lojtarët në fushë nuk mund ta besonin atë që po shihnin.

Katër vjet më parë, Avdalyan shënoi një gol të ngjashëm, dhe ndoshta edhe më tërheqës nga penalltia, por më pas ai luajti në ligën e të rinjve.

Megjithatë, fakti që ai arriti ta realizojë këtë dy herë është i pabesueshëm.

Kategoritë
Sport