Një nga politikanët më të pasur rusë është hedhur nga çatia e hotelit në Indi

Politikani rus, deputeti dhe multimilioneri, Pavel Antov, anëtar i partisë Rusia e Bashkuar e Putinit, u gjet i vdekur para një hoteli në Indi, sipas tabloideve britanike që citojnë mediat indiane, pas një rënie misterioze nga dritarja e hotelit.

Ata shkruajnë se një manjat rus, pronar i një fabrike të famshme salçiçesh, është hedhur nga çatia e hotelit dhe se është gjetur në një pellg gjaku. Udhërrëfyesi i tij indian e dërgoi me urgjencë në një spital lokal, por ai u shpall i vdekur atje.

Antov ishte në një udhëtim me tre miq të tij me rastin e ditëlindjes së tij të 66-të. Mediat thonë se pak ditë para tij, një nga miqtë e tij ka ndërruar jetë pasi pësoi një atak në zemër. Ata shtojnë se nuk përjashtohet që Antov të ketë kryer vetëvrasje për shkak të vdekjes së një shoku.

Vdekja e Antov u konfirmua nga konsulli rus në Kalkuta, duke i thënë Tass se Antov ra nga dritarja e hotelit.

“Ne po ndjekim nga afër hetimet”, tha konsulli.

Antov kritikoi sulmin ndaj Ukrainës

Në qershor, Antov kritikoi sulmin ndaj Ukrainës dhe i quajti sulmet ajrore ndaj Kievit terror rus, raporton Daily Mail, por ai shpejt kërkoi falje për deklarata të tilla. Ai tha se komenti i tij ishte një keqkuptim dhe se ai gjithmonë e ka mbështetur Putinin dhe qëllimet e operacionit të tij ushtarak.

Antov ishte ndër politikanët më të pasur rusë, ai ishte dy herë në listën e Forbes të rusëve më të pasur.

Kategoritë
BotaLajme