Tenisti danez Holger Rune, aktualisht i 12-ti në renditjen ATP, e ka “shpërblyer” veten me një Porsche 911 GT3 super të shtrenjtë – me vlerë rreth 300.000 euro – edhe pse nuk ka patentë për ta vozitur.
Në një intervistë për Tennis TV, Rune e pranoi blerjen dhe zbuloi se makina e tij është e parkuar në Monte Karlo:
“E bleva një Porsche të ri. Ngjyrë jeshile. I parkuar është diku poshtë. Është model 911, shumë i shpejtë.”
Por më pas shtoi:
“Nuk e di ende se si ndjehet ta ngasësh… sepse ende nuk kam patentë. Më duhet sa më shpejt. Kjo është tani një nga qëllimet e mia. Do të përpiqem ta përshpejtoj këtë proces, por e dini si është – orari është jashtëzakonisht i ngjeshur. Luajmë në Monako, Barcelonë, Madrid dhe pastaj në Romë. Jam shumë i zënë.”
Pavarësisht blerjes së re luksoze, ajo nuk i solli fat në fushë: Rune humbi ndeshjen kundër portugezit Nuno Borges, të cilit ia dorëzoi meçin pas disavantazhit 1:0 në sete dhe 3:0 në të dytin.