Një palestinez qëllohet për vdekje nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor

Sipas shifrave palestineze, më shumë se 140 palestinezë janë vrarë dhe qindra janë plagosur nga të shtënat e ushtrisë izraelite që nga fillimi i këtij viti

Një palestinez u vra nga të shtënat e ushtrisë izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar sot, tha Ministrisë palestineze e Shëndetësisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se Ala’a Nasser, 21 vjeç, u qëllua në kokë në qytetin Deir al-Hatab, në lindje të Nablusit.

Dëshmitarët okularë thanë se forcat izraelite bastisën qytetin dhe rrethuan një shtëpi, duke shkaktuar përleshje me banorët vendas gjatë të cilave ushtarët izraelitë përdorën zjarr të vërtetë dhe bombola gazi lotsjellës.

Shoqata e Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se dy persona u plagosën gjatë dhunës. Dy reporterë të Palestine TV u lënduan gjithashtu, sipas transmetuesit shtetëror.

Ushtria izraelite ende nuk është prononcuar rreth rastit.

Sipas shifrave palestineze, më shumë se 140 palestinezë janë vrarë dhe qindra janë plagosur nga të shtënat e ushtrisë izraelite që nga fillimi i këtij viti.

Kategoritë
BotaLajme