Një person i armatosur hap zjarr në shkollën fillore: Dy fëmijë humbin jetën në Teksas, 13 të plagosur

Të paktën dy fëmijë kanë humbur jetën dhe mbi dhjetë të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një person ka hapur zjarr në një shollë fillore në Uvalde, Teksas.

Sipas raportimit të mediave në vend, një person i dyshuar është vënë në pranga, ndërsa Departamenti i Policisë Uvalde nuk ka dhënë detaje të tjera.

Ndërkohë, mediat duke cituar zyrtarë nga spitali i zonës thonë se dy fëmijët kanë ndërruar jetë si pasojë e plagëve të plumbit. Kurse, 13 nxënës të tjerë janë duke marrë kujdes shëndetësor. Në spital ndodhet edhe një 45-vjeçar pasi ka mbetur i plagosur lehtë. Nuk dihen ende motivet që e kanë çuar autorin të hapë zjarr në shkollën fillore.

Kategoritë
BotaLajme