Një person i lënduar nga djegia e veturës së zyrtarit në QKUK

Një person ka mbetur i lënduar nga djegia e një veture në parkingun e QKUK-së në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jetë prekur edhe një automjet përreth.

Burimet bëjnë me dije se vetura e djegur është e zyrtarit të auditimit të QKUK-së, Musa Vitija.

“Rreth orës 14:45, është raportuar se në parkingun e QKUK-së në Prishtinë, një automjet është përfshirë nga zjarri. Dyshohet që nga zjarri ose tymi të jetë prekur edhe një automjet përreth. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit. Deri më tani raportohet për një të lënduar”, ka thënë Borovci.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Kategoritë
LajmeVendi