Një person kapet në flagrancë duke vjedh derivate të naftës në Prizren

Një person është arrestuar, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës.

Në raportin 24 orësh të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00 në rrugën “Kastriotët”, në Prizren

Tutje në raport, bëhet e ditur se nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veturë e cila ishte vjedhur në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti është kapur në flagrancë duke vjedhur rezervuare të derivateve të naftës. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një veture e cila ishte vjedhur në Prishtinë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.

Kategoritë
LajmeVendi