Një përzierje e bariut gjerman nga Turqia po pret konfirmimin se është qeni më i vjetër në botë

Turqia së shpejti mund të jetë shtëpia e qenit më të vjetër në botë.

Zeynep, një përzierje e bariut gjerman, është 23 vjeç, thotë pronarja e saj Zehra Oja Buldu (75), e cila kërkoi nga Libri i Rekordeve Guinness njohjen zyrtare për shoqëruesen e saj besnike.

Buldu e dorëzoi aplikacionin me ndihmën e mikut të saj, dashnorit të kafshëve Mehmet Armagan Akcaj.

“Procesi i vlerësimit për Zeynep ka filluar tashmë dhe së fundmi ajo iu nënshtrua një kontrolli të tretë për të përcaktuar moshën e saj”, tha Akcaj (79).

Veterineri Resat Nuri Aslan ekzaminoi Zeynep në kryeqytetin turk, Ankara.

Mendoj se e meriton vërtet këtë titull”, ka thënë Akcaj.

Pronari i qenit tha se Zeynep u rrit në një shtëpi plot me fëmijë dhe se tani jeton me gjashtë mace, gjë që dëshmon për sjelljen e saj miqësore.

Zeynep po përpiqet t’i marrë kurorën qenit më të vjetër Djin, një përzierje Chihuahua nga SHBA, i cili është 22 vjeç.

Qeni australian i bagëtive Bluey, i cili jetoi për 29 vjet e pesë muaj, mban rekordin si qeni më i vjetër në histori.

Kategoritë
BotaLajme