Një punonjës mjekësor vritet në sulmin ajror izraelit në qendrën e kujdesit shëndetësor në Libanin jugor

Sulmi ajror shkatërroi qendrën e cila ishte themeluar për të ofruar ndihmë mjekësore urgjente për banorët e rajonit

Forcat izraelite shkatërruan një qendër të sapondërtuar të kujdesit shëndetësor përgjatë një rruge që lidh rajonet Ras al-Ain dhe Naqoura në Libanin jugor në një sulm ajror sot, duke vrarë një punonjës lokal të kujdesit shëndetësor, transmeton Anadolu.

Siç raporton Agjencia Kombëtare e Lajmeve e Libanit, viktima, i identifikuar si Zahir Ibrahim Ataya nga qyteti jugor Tayr Harfa, ishte duke punuar për Shoqatën e Shëndetit.

Sulmi ajror shkatërroi qendrën, e cila ishte themeluar për të ofruar ndihmë mjekësore urgjente për banorët e rajonit.

Një fushatë masive ajrore izraelite në Liban ka vazhduar që nga fundi i shtatorit kundër atyre që Izraeli pretendon se janë objektiva të Hezbollahut, duke përshkallëzuar luftën ndërkufitare njëvjeçare që nga fillimi i sulmeve në Gaza.

Më shumë se 3.100 njerëz janë vrarë dhe mbi 13.800 janë plagosur në sulmet izraelite që nga tetori 2023, sipas autoriteteve shëndetësore libaneze.

Izraeli nisi po ashtu një sulm tokësor në Libanin jugor më 1 tetor.

Kategoritë
BotaLajme