Një qen pitbull pjesë e shkëmbimit të fundit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës

Shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, njoftoi se qeni “i famshëm” pitbull u kthye në Ukrainë si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me palën ruse më 31 dhjetor 2022.

Një qen pitbull, i kapur nga ushtarët e Rusisë nga Fabrika Azovstal në Mariupol, iu kthye Ukrainës në shkëmbimin fundit të të burgosurve midis Rusisë dhe Ukrainës më 31 dhjetor, njoftuan autoritetet ukrainase.

Shefi i zyrës presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, në një postim në llogarinë e tij në Telegram, njoftoi se qeni “i famshëm” pitbull u kthye në Ukrainë si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve me palën ruse më 31 dhjetor 2022.

Duke publikuar foton e qenit, Yermak tha: “Ne po e kthejmë edhe qenin e famshëm të Azovstalit”.

Qeni, i cili u mor në Azovstal nga ushtarët e Rusisë në fazat e hershme të luftës, iu dorëzua Presidentit të Republikës së Çeçenisë, Ramazan Kadyrov.

Si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve, u liruan 140 ushtarë ukrainas dhe 82 ushtarë rusë.

Në vitin 2022, 1.596 ukrainas u liruan nga robëria ruse

Ministria e Riintegrimit të Territoreve të Pushtuara Përkohësisht të Ukrainës njoftoi se 1.596 ukrainas janë liruar në vitin 2022 falë shkëmbimit të të burgosurve me Rusinë.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se për personave të liruar nga robëria u është dhënë mbështetje sociale dhe shëndetësore nga shteti.

Kategoritë
BotaLajme