Një tërmet i fortë tronditi Bosnjën dhe Hercegovinën, epiqendrën afër Tuzlës

Një tërmet i fortë në orët e pasdites është shënuar në Bosnjë dhe Hercegovinë me epiqendër afër Tuzlës.

Siç raporton portali EMSC, magnituda e tërmetit ishte 4.1 ballë të shkallës Rihter, dhe epiqendra u regjistrua 17 kilometra në verilindje të Tuzlës.

Lëkundjet e tokës u regjistruan në orën 17:23, dhe sipas lexuesve, tërmeti zgjati dhjetë sekonda në dy raste.

 

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej një kilometër afër Lukavacit.

Siç është konfirmuar  nga Qendra Operative e Mbrojtjes Civile të Kantonit të Tuzlës, nuk janë regjistruar dëme materiale nga lëkundjet e tokës.

“Qytetarët nuk kanë raportuar për dëme materiale në objekte. Besojmë se do të mbesin kështu sepse intensiteti i tërmetit nuk duhet të shkaktojë dëme”, na thanë nga Qendra Operative e Mbrojtjes Civile të Kantonit të Tuzlës.

Kategoritë
LajmeRajoni