Një tifoz i Mallorcas dënohet me burg për fyerje raciste të Vinicius Junior

Një tifoz i Mallorcas është dënuar me një vit burg pasi ka fyer sulmuesin krahut të Real Madridit, Vinicius Junior, ka njoftuar klubi madrilen. 

I njëjti tifoz thuhet se ka fyer sulmuesin e Milanit, Samuel Chukëueze, në atë kohë lojtar i Villarrealit, dy javë pas duelit me 15 herë kampionët e Evropës.

Thirrjet raciste kundër 24-vjeçarit brazilian Vinicius u dëgjuan më 5 shkurt të vitit të kaluar. 

Tifozit iu ndalua gjithashtu hyrja në stadiume në të gjithë Spanjën për tre vitet e ardhshme. 

Real Madridi deklaroi gjithashtu se në të njëjtin stadium më 13 prill të këtij viti, një i mitur i paidentifikuar ka fyer në të njëjtën mënyrë francezin Aurelien Tchouameni. 

Megjithatë, djali kërkoi falje dhe u pendua për atë vepër të keqe, si dhe pranoi që me sugjerimin e prokurorit të niste aktivitete social-edukative për të miturit. Ai u dënua edhe me një vit ndalim hyrje në stadiume futbolli.

Kategoritë
LajmeSport