Një tifoz në Wimbledon u filmua duke i hedhur pluhur në pijen e një tifozit pranë tij (Video)

Gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të duelit nga Wimbledon, është shfaqur një moment i pakëndshëm në të cilin një tifoz i ka futur në pijen tjetrit një pluhur të panjohur.

Skena misterioze është filmuar gjatë duelit mes Liam Broady dhe Diego Schwartzman në Wimbledon. Aktorët janë dy fansa që kanë kaluar mirë në tribuna, por edhe kanë tërhequr shumë vëmendje.

Para tyre janë dy gota me një pije freskuese dhe në një moment një fans hedh një pluhur të panjohur në pijen e kolegut të tij. Dyshja nuk e kishin idenë se gjithçka ishte regjistruar.

Pikërisht në ato momente drejtori i transmetimit i ka shfaqur live ata të dy dhe regjistrimi ka bërë pluhur në rrjetet sociale.

Edhe pse nuk dihet se për çfarë pluhuri bëhet fjalë dhe nëse është diçka e lejuar apo jo, fansat në rrjetet sociale janë ende të zhgënjyer nga momenti i pakujdesisë së dy aktorëve.
Shumë fansave në rrjetet sociale kjo video iu duket qesharake dhe bënë shaka se ishte sheqer, pasi pija nuk është mjaft e ëmbël, por kishte edhe nga ata që u mërzitën nga ky detaj dhe theksuan se tregon turneun më elitar në botën e tenisit në një dritë e keqe.

Fjala vjen, Broady e mposhti Schwartzman në atë duel me rezultat 3:2, por dje e përfundoi paraqitjen e tij para publikut duke humbur ndaj Alex De Minaur.

Kategoritë
Të ndryshme