Një tjetër rekord i ri në Euro 2024, “ylli” i Spanjës hyn në librat e historisë

Mund të konsiderohet edhe një “klasike” e vërtetë e futbollit evropian, pasi këto vitet e fundit janë ndeshur goxha me njëra-tjetrën. “La Furia Roja” e Spanjës ka nisur rrugëtimin e saj, në këtë Kampionati Evropian, ku që prej orës 18:00, janë duke u përballur me vendin e 3-të të Botërorit të Katarit, Kroacinë, në një sfidë që po rezulton të jetë spektakolare, në “mitikun” e Berlinit, “Olympiastadion”.

Ende pa filluar sfida ka parë rekordin e dytë, të këtij Kampionati Evropian të futbollit, me “yllin” spanjoll, Lamine Yamal vetëm 16 vjec e 338 ditësh, debutim ky që tregon qartazi besimin e teknikut De la Fuente, te talenti “Katalanas”, i cili theu rekordin e polakut, Kasper Kozloëski, me këtë të fundit që debutoi në moshën 17 vjeç e 246 ditë, në Euro 2020, pikërisht përballë Kombëtares së Spanjës.

Ndërkaq, kujtojmë edhe njëherë se rekordi i parë në Evropianin e Gjermanisë u vu pikërisht nga “Pancerat” vendas, mbrëmjen e së premtes që sapo lamë pas, teksa me fitoren e thellë përballë Skocisë siguruan fitoren më të thellë, në një ndeshje hapëse, të këtij kompeticioni, ndër vite.

Kategoritë
Sport