Një tjetër tërmet me magnitudë 3.5 ka ndodhur në afërsi të Büyükçekmece në Stamboll.
Pas tërmetit prej 6.2 ballësh të ndodhur më 23 prill në Stamboll, pasgoditjet vazhdojnë.
Sipas të dhënave të Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ndodhi në orën 22:43 me epiqendër në Detin e Marmarasë, në afërsi të Büyükçekmece, dhe u regjistrua në një thellësi prej 9.36 kilometrash.
PANIK NË POPULLATË
Tërmeti u ndje kryesisht në lagjet perëndimore të Stambollit dhe në zonat përreth.
Sipas vlerësimeve të para, nuk ka pasur humbje jete apo dëme materiale, por është shkaktuar panik i shkurtër mes qytetarëve.