Abu Tawila, inxhinier me profesion, është një nga qindra palestinezët që u janë nënshtruar formave më të ashpra të torturës në burgun Sde Teiman në jug të Izraelit, ku janë dokumentuar vdekjet e të paktën 36 palestinezëve.
Palestinezi Muhammed Abu Tawila, i burgosur nga Izraeli për një vit, ka humbur njërin sy dhe ka pësuar djegie të rënda kimike në trupin e tij si pasojë e torturave që ka pësuar në burg.
Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale nga gazetarët e Gazës Visam Nassar dhe Velid Huran zbulohet tortura që i është nënshtruar për një vit i burgosuri palestinez Abu Tawila, i cili u lirua rreth një javë më parë.
Abu Tawila, inxhinier me profesion, është një nga qindra palestinezët që u janë nënshtruar formave më të ashpra të torturës në burgun Sde Teiman në jug të Izraelit, ku janë dokumentuar vdekjet e të paktën 36 palestinezëve.
Shenjat e torturës në lëkurën e Abu Tawilas, zbulojnë se kimikate shkatërruese janë përdorur mbi palestinezin e burgosur.
Abu Tawila, i arrestuar në Rripin e Gazës gjatë sulmeve izraelite, iu nënshtrua marrjes brutale në pyetje, që përfshinte tortura fizike dhe psikologjike.
Siç mësohet, ndër torturat e përdorura kanë qenë goditjet elektrike, uji i ftohtë me presion, rrahjet e rënda dhe kimikatet djegëse. Si pasojë e këtyre torturave, Abu Tawila humbi njërin sy dhe pësoi djegie të rënda në lëkurë.
I liruar me duar të lidhura me pranga dhe lakuriq, Abu Tawila u detyrua të ecë një distancë të gjatë dhe kur mbërriti në portën kufitare Kerem Abu Salim, gjendja e tij shëndetësore u raportua jashtëzakonisht kritike.
Mjekët, që e trajtuan atë në spitalin ku u dërgua, deklaruan se Abu Tawila kishte nevojë për mbështetje intensive mjekësore dhe psikologjike për të përballuar efektet fizike dhe psikologjike të torturave.
Po ashtu është bërë thirrje për evakuimin e tij për trajtim jashtë vendit, pasi shërbimet shëndetësore në Gaza pothuajse janë shkatërruar plotësisht nga sulmet izraelite.